
BRITANI E MADHE- Ekspertë të ndryshëm po sugjerojnë se mosha ideale për të dalë në pension është 71 vjeç. Aktualisht mosha e pensionit në Mbretërinë e Bashkuar është 66 vjeç dhe do të rritet në 68 duke nisur nga viti 2044. Por, as kjo nuk mjafton. Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se sipas Les Mayheë, bashkëkryetar i kërkimit global në Qendrën Ndërkombëtare të Jetëgjatësisë, në Mbretërinë e Bashkuar mosha e pensionit shtetëror do të duhet të jetë 70-71 krahasuar me 66 që është tani për të mbajtur status quonë e numrit të punëtorëve për pensionist shtetëror. Sugjerimi është bërë duke marrë parasysh që sa më shumë të moshuar të jetojnë më gjatë, aq më e madhe pesha financiare për të paguar. Rritja e jetëgjatësisë kthehet në një faturë për një brez, që rezulton se do të punojë 5-10 vjet më shumë për brezat e shekullit të 20-të. Kështu një problemi thuajse global i jep zgjidhje vetëm diçka, të punohet më shumë.