Bota

Një firmë në Seul ofron t'i paguajë punëtorëve 75,000 dollarë sa herë lindin fëmijë

Kompania gjithashtu do të paguajë një total prej 5.25 milionë dollarësh me para për punonjësit që kanë pasur 70 foshnja që nga viti 2021.

k.m.
Një firmë në Seul ofron t'i paguajë
Foto ilustruese

SEUL- Një kompani koreano-jugore është gati të paguajë mijëra dollarë për të ndihmuar në lindshmërinë në vend. "Booyoung Group", një firmë ndërtimi me bazë në Seul, planifikon t'u paguajë punonjësve 100 milionë won koreane (75,000 dollarë) sa herë që ata sjellin në jetë një fëmijë. Kompania gjithashtu do të paguajë një total prej 5.25 milionë dollarësh me para për punonjësit që kanë pasur 70 foshnja që nga viti 2021.

"Përfitimi është i disponueshëm për burrat dhe gratë,"- tha një zëdhënës i kompanisë për CNN.

Me 0.78 në vitin 2022, Koreja e Jugut ka shkallën më të ulët të fertilitetit në botë - që tregon numrin mesatar të fëmijëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj. Por ky raport pritet të bjerë më tej në 0.65 në 2025. Shumë vende evropiane gjithashtu përballen me plakjen e popullsisë, por shpejtësia dhe ndikimi i këtij ndryshimi zbutet nga imigrimi. Vende si Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina, megjithatë, i janë shmangur imigrimit masiv për të trajtuar rënien e popullsisë së tyre në moshë pune.

Punonjësve me tre foshnje do t'u jepet një mundësi për të zgjedhur midis marrjes së 300 milion won Korean (225,000 dollarë) në para ose banesë me qira, nëse qeveria siguron tokë për ndërtim.

Booyoung Group u themelua në vitin 1983 dhe që atëherë ka ndërtuar mbi 270,000 shtëpi. Qeveria e Koresë së Jugut dhe kompanitë e tjera private tashmë ofrojnë përfitime financiare për të inkurajuar njerëzit të kenë më shumë fëmijë, por asnjë nuk ka lidhje me përfitimet që jep "Booyoung Group". Programe të ngjashme ekzistojnë edhe në Kinë, e cila gjithashtu ka shënuar rënie të popullsisë së saj për dy vjet rresht./ZËRI

Poll

MOS HUMB