Bota

Fshehja e pasurisë, ministrja Gërvalla: Jam e pafajshme!

Gërvalla përmes një postimi në platformën sociale Facebook, aktakuzën ndaj saj e ka cilësuar si përpjekje për të hedhur baltë mbi përfaqësuesit e institucioneve.

f.t
Fshehja e pasurisë, ministrja Gërvalla: Jam e pafajshme!
Donika Gërvalla

KOSOVË-Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre në Kosovë është deklaruar e pafajshme lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Deklarimin rreth fajësisë, ministrja Gërvalla e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Paulin Pashku.

“Jam tërësisht e pafajshme”, ka deklaruar Gërvalla.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 maj 2023 kishte konfirmuar se kishte ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”. Gërvalla përmes një postimi në platformën sociale Facebook, aktakuzën ndaj saj e kishte cilësuar si përpjekje për të hedhur baltë mbi përfaqësuesit e institucioneve.

Në aktakuzën e plotë, e cila ishte ngritur më 31 janar të vitit të kaluar, thuhej se kryediplomatja nuk kishte deklaruar në tërësi parcelën kadastrale-toka bujqësore në pronësi të saj në sipërfaqe prej 3 mijë e 964 metra katrorë në Komunën e Deçanit. Nga 3 mijë e 964 metra katrorë, Gërvalla kishte deklaruar vetëm sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë.

Në këtë mënyrë Gërvalla akuzohet se në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarim të pasurisë më 22 mars 2021, nuk kishte paraqitur saktë të dhënat e kërkuara me ligj./ZËRI

Poll

MOS HUMB