Bota

Monica Lewinsky rikthehet si modele

Pas një dekade heshtjeje dhe abstenimi nga jeta publike, sipas saj ishte e vështirë për të siguruar jetesën, ajo filloi të rishfaqet gradualisht më aktive në fjalimet publike

E.K
Monica Lewinsky rikthehet si modele
Monica Lewinsky

Njëzet e gjashtë vjet pas skandalit që e bëri të famshme në mbarë botën, Monica Lewinsky pozon për herë të parë si modele, këtë herë për një kauzë të mirë.

“Në moshën 22-vjeçare rashë në dashuri me shefin tim, përveçse shefi im ndodhi të ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ishte një gabim, për të cilin më vjen keq”, rrëfeu ajo në Ted Talk ku mori pjesë në mars 2015. Një gabim që në 1998 e bëri atë, brenda natës, nga një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, në një epiqendër publike për marrëdhënien që kishte me presidentin e atëhershëm të Amerikës, Bill Klinton. 

Pas një dekade heshtjeje dhe abstenimi nga jeta publike, sipas saj ishte e vështirë për të siguruar jetesën, ajo filloi të rishfaqet gradualisht më aktive në fjalimet publike, duke shkruar artikuj për revistën Vanity Fair, duke shkuar si e ftuar në emisione televizive dhe merr pjesë në marshime, ndërsa në vitin 2021 mori përsipër prodhimin e serialit “Impeachment: American Crime Story”, i cili e përshkruan rastin e skandalit nga këndvështrimi i saj.

Monica Lewinsky rikthehet si modele
Monica Lewinsky
Monica Lewinsky rikthehet si modele
Monica Lewinsky

Monica Lewinsky ka zgjedhur të përballet ballë për ballë me sfidat, duke përdorur publicitetin e saj për të trajtuar çështje të tilla si ngacmimi kibernetik dhe protesta publike. Ajo kryesisht mbron gratë që janë ngacmuar, kryesisht në internet dhe merr pjesë në diskutimet për parandalimin kundër ngacmimit në internet.

Kohët e fundit, duke zgjeruar më tej horizontet e saj në rrugët që nuk kishte ecur më parë, ajo u bë fytyra e markës 'Reformation' me bazë në Los Angeles, e njohur për fustanet e saj të mëndafshta dhe me lule. Megjithëse modelimi nuk ishte mjaft tërheqës në vetvete, qëllimi i fushatës e ndihmoi atë të merrte vendimin për të thënë po: Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, 'Reformation' është bashkuar me Vote për të tretën herë, një organizatë jopartiake që ndihmon në regjistrimin e qytetarëve për të votuar. 

Përveç kësaj, marka do t'i dhurojë, ndër të tjera, të gjitha të ardhurat nga shitja e një xhupi prej 78 dollarësh me logon "You've got the power" organizatës jofitimprurëse. 

"Zëri ynë është fuqia jonë," tha Lewinsky në një deklaratë të lëshuar nga marka. 

“Është shumë e thjeshtë: Votimi është zëri ynë dhe është aspekti më përcaktues dhe më i fuqishëm, i demokracisë. Aksionet janë veçanërisht të larta këtë vit, me zhgënjimin dhe apatinë e votuesve që kërcënojnë ndjeshëm pjesëmarrjen.”

Poll

MOS HUMB