
TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të niset nesër drejt Ankarasë ku do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan. Sipas mediave greke, qëllimi i vizitës së Mitsotakis do të jetë adresimi i shqetësimit të kthimit të manastirit të Chorës në Xhami.
Para takimit, të dy zyrtarët e lartë shkëmbyen "mesazhe", përmes intervistave të tyre.
Erdogan është shprehur se nuk është i interesuar për konflikte dhe ka këmbëngulur për nevojën për kanale të hapura komunikimi në nivelin më të lartë.
“I kushtojmë rëndësi miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Përderisa nuk do të ndërmerren hapa që mund të na dëmtojnë, ky qëndrim i yni do të vazhdojë,”- tha Erdogan.
“Greqia nuk kërcënon askënd. Dhe dua të përsëris se ne jemi fqinj, jo armiq,”- tha thënë nga ana tjetër Mitsotakis.