Bota

Përfundon periudha tranzitore për dinarin në Kosovë, nga sot nisin gjobat

RTK shton se në kuadër të kësaj periudhe, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme.

F.m
Përfundon periudha tranzitore për dinarin në Kosovë, nga sot
Dinari

TIRANË- Ka përfunduar periudha tranzitore e Bankës Qendrore të Kosovës për çështjen e dinarit. Mediat e Kosovës shkruajnë se qytetarët kanë pasur mjaftueshëm kohë për t’u informuar rreth rregullores së BQK-së dhe duke nisur nga sot, ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione me para të gatshme në Kosovë, do të ndërmerren masa.

RTK shton se në kuadër të kësaj periudhe, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme. Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Pas 12 majit të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë duhet të bëhen me euro.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, citohet në rregulloren e BQK-së.

Poll

MOS HUMB