Bota

Mitsotakis 'kokë më kokë' me Erdogan në OKB! Ja çështjet e 'nxehta' në tavolinë

Në fokus të bisedës mes dy liderëve kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilat me ulje-ngritje janë gjithmonë prezente. 

Zeri
Mitsotakis 'kokë më kokë' me Erdogan në OKB! Ja
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan

SHBA- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është takuar këtë të mërkurë me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në Nju Jork. Në fokus të bisedës mes dy liderëve kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilat me ulje-ngritje janë gjithmonë prezente. 

Mitsotakis u shoqërua në takim nga Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe kreu i zyrës së tij diplomatike Anna Maria Boura. Po ashtu Erdogan u shoqërua nga Ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe këshilltari i tij diplomatik Tsagatai Kilic. Takimi synon të vazhdojë klimën e qetë mes Greqisë dhe Turqisë, por çështjet që lidhen me zgjidhjen me dy shtete për Qipron dhe statusin e ishujve grekë./Zëri

Poll

MOS HUMB