
SHBA- Cassidy Hutchinson, ish-ndihmësja e ish-Presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka hedhur këtë të mërkurë akuza të forta ndaj ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, avokatit e mikut të Trump, Rudy Giuliani, të cilin e ka akuzuar për ngacmim seksual. Akuzat i ka shkruar në librin e saj që pritet të publikohet të marten e ardhshme. Sipas saj Giuliani në ditën e sulmit në Capitol e ka përqafuar dhe prekur. Ndërsa ka shtuar se në atë moment ai ngjante me një ‘’ujk kur kap prenë e tij”.
Duke përshkruar takimin me Giuliani në prapaskenë teksa Tump po mbante fjalimin pranë Shtëpisë së Bardhë përpara se mbështetësit e tij të marshonin në Kongres në një përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, Hutchinson thotë se ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut e ka prekur në shpatull dhe ka tentuar ti ngrejë fundin.
"Ndjeja gishtat e tij të ngrirë që zvarriten deri në kofshën time," shkruan ajo.
“Më prek me mjekër. Sytë e mi shkojnë drejt këshilltarit të Trump John Eastman, i cili bën një buzëqeshje paragjykuese”.
"Unë luftoj me veten dhe tërhiqem nga shtrëngimi i Rudy-t pastaj largohem”.
Libri I saj "Mjaft", përshkruan udhëtimin e saj nga mbështetëse e Trump deri në zhgënjimin dhe rolin e saj si një dëshmitare kryesore për komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve të 6 janarit.
Që kur Trump u largua nga detyra, Giuliani është përballur me probleme të jashtëzakonshme ligjore dhe financiare. Ashtu si Trump, Giuliani është deklaruar i pafajshëm për 13 akuza për shantazhe kriminale dhe konspiracion në Gjeorgji. Giuliani u gjet gjithashtu përgjegjës për shpifjen e dy punonjësve të zgjedhjeve në Gjeorgji.
Shoqata e Avokatëve të Uashington DC ka rekomanduar që ai të shkarkohet. Giuliani akuzohet për vepra, duke përfshirë abuzimin e pushtetit, vjedhjen e pagave, sulmin seksual dhe ngacmimin./Zëri