Bota

Misteri i vrasjes/ Hetuesit kërkojnë ndihmë nga “Apple” për zbërthimin e telefonit të Liridonës

Telefoni i Liridonës nuk është gjetur akoma dhe dyshohet se mund të jetë asgjësuar.

f.t
Misteri i vrasjes/ Hetuesit kërkojnë ndihmë nga
Naim Murseli dhe Liridona Murseli

KOSOVË- Dyshimet lidhur me vrasjen e Liridona Murselit vazhdojnë dhe pistat e hetimit janë zgjeruar. Së fundmi hetuesit në Kosovë kanë dërguar një kërkesë në kompaninë Apple, një vendim gjyqësor që kërkon ndihmë dhe akses për të thithur të dhënat qe gjendeshin në telefonin e Liridona Ademajt (Murselit).

Telefoni i Liridonës nuk është gjetur akoma dhe dyshohet se mund të jetë asgjësuar. Për këtë arsye hetuesit kanë shpresë se mund të aksesojnë nëpërmjet sistemit të ruajtjes së të dhënave ICloud për të rikuperuar mesazhe, thirrje, foto, video e dokumente që mund të orientojnë mbi motivet e kësaj vrasje.

Hetuesit besojnë se Liridona mund të ketë poseduar materiale kompromentuese prej të cilave autorët ndiheshin të kërcënuar. 

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB