
SERBI-Pas alarmeve për bombë në shkollat e Bogradit, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftuan kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç se është duke u zhvilluar një hetim i plotë për zbulimin e dërguesit, që përhapi panik.
Në deklaratën e Qeverisë serbe thuhet për mediat se Policia ka identifikuar disa shtetas të Republikës së Serbisë, si dhe një person nga jashtë të cilët janë duke dërguar këto raportime dhe janë duke ngacmuar nxënësit, prindërit dhe punonjësit e shkollave.
Gjithashtu u raportua se janë marrë të gjitha masat dhe veprimet që niveli i sigurisë dhe mbrojtjes së shkollave të jetë sa më i lartë, përfshirë rreth 2500 policë në terren në ditë. Ndërkohë në dy ditët në vijim, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Arsimit do të propozojnë një Protokoll të ri për trajtimin e situatave të tilla në institucionet arsimore për të garantuar sigurinë e plotë të të gjithë atyre që qëndrojnë në shkollë, si dhe vazhdimësinë e procesin mësimor./ZËRI