Bota

Mister fati i Ebrahim Raisit, por jo për Izraelin. Media: Presidenti iranian ka vdekur!

Kanali 12" i Izraelit transmetoi informacionin se presidenti iranian është vrarë. Burimin nuk e bënë me dije. 

k.m.
Mister fati i Ebrahim Raisit, por jo për Izraelin. Media: Presidenti
Ebrahim Raishi

IRAN- Një zyrtar iranian u tha mediave të huaja se jeta e presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amirabdolakhian "janë në rrezik pas rrëzimit të helikopterit". Por në asnjë moment nuk e përmendi skenarin e vdekjes. Nga ana tjetër, "Kanali 12" i Izraelit transmetoi informacionin se presidenti iranian është vrarë. Burimin nuk e bënë me dije. 

Nga ana tjetër, zyrtari iranian, i cili ka folur për mediat e huaja në kushte anonimati, u shpreh se në Teheran ka ende shpresë se ekuipazhi do gjendet i gjallë.

“Ne kemi ende shpresë, por informacioni që vjen nga vendi i përplasjes është shumë shqetësues. Rrëzimi i helikopterit ishte për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Megjithatë plagosja apo vdekja e pasagjerëve nuk mund të konfirmohet,”-bëri me dije zyrtari.

Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB