Bota

Miratohen masat për sigurinë e AI, Shqipëria mes 31 vende

Deklarata përcakton normat për zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të IA në fushën e mbrojtjes, duke theksuar përputhshmërinë me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, trajnimin e personelit, masat mbrojtëse dhe testimin rigoroz dhe rishikimin ligjor për sistemet ushtarake të Inteligjencës Artificiale.

k.m
Miratohen masat për sigurinë e AI, Shqipëria mes 31 vende
foto ilustruese

SHBA- Në ditën e parë të samitit për mbrojtje nga Inteligjenca Artificiale, i cili po mbahet në Londër, 31 shtete përfshirë Shqipërinë u pajtuan që të punojnë së bashku që t’i frenojnë rreziqet potencialisht “katastrofale” që paraqesin përparimet në inteligjencën artificiale. Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris njoftoi se vendet, kanë miratuar Deklaratën Politike mbi Përdorimin e Përgjegjshëm në Mbrojtje të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Autonomisë.

Deklarata shënoi fillimin e një dialogu vendimtar midis shteteve përgjegjëse në lidhje me zbatimin e këtyre parimeve dhe praktikave themelore. Që nga 1 nëntori, vendet që i bashkohen Deklaratës përfshijnë: Shqipëria, Australia, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Liberia, Malawi, Mali i Zi, Maroku, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania, Singapori, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Hjatë fjalimit Harris tha se bota ka nevojë të nisë së vepruari dhe të adresojë “të gjithë spektrin” e rreziqeve që dalin nga inteligjenca artificiale, jo vetëm për kërcënimet ekzistenciale, sikurse sulmet masive kibernetike të kryera nga teknologjitë e inteligjencës artificiale.

“Në thelb, është besimi ynë se teknologjia me ndikim global meriton veprim global. Dhe kështu, për të siguruar rend dhe stabilitet në mes të ndryshimeve teknologjike globale, unë besoj fuqimisht se ne duhet të udhëhiqemi nga një grup i përbashkët mirëkuptimesh midis kombeve.  Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë për të zbatuar rregullat dhe normat ekzistuese ndërkombëtare për AI dhe të punojnë për të krijuar rregulla dhe norma të reja”, tha zv.presidentja e SHBA.

Deklarata përcakton normat për zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të IA në fushën e mbrojtjes, duke theksuar përputhshmërinë me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, trajnimin e personelit, masat mbrojtëse dhe testimin rigoroz dhe rishikimin ligjor për sistemet ushtarake të Inteligjencës Artificiale. Nënshkrimi i marrëveshjes, e njohur si Deklarata e Bletchleyt, po konsiderohet arritje, edhe pse ajo nuk propozon ndonjë mënyrë se si do të rregullohej çështja e zhvillimit të inteligjencës artificiale. 

Poll

MOS HUMB