Bota

Do njohë pavarësinë e Kosovës? Vuçiç: Ëshë një gënjeshtër e madhe

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se politikanët opozitarë serbë thonë gënjeshtra për shkak të fushatës elektorale. Ai shtoi se është betuar se nuk do e njohë Kosovën.

D.XH
Do njohë pavarësinë e Kosovës? Vuçiç:
Vucic

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një komunikim me qytetarët e Serbisë, deklaroi se fjalët që qarkullojnë, se ai do të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës janë gënjeshtra.

Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të politikanëve opozitarë, Vuçiç tha se nuk do nënshkruajë asnjëherë njohjen e Kosovës.

“Të dashur qytetarë, në çdo fushatë elektorale dëgjoni gjithçka, që mund të mendojë njeriu. Një pjesë e mirë e atyre që thuhen janë të pavërteta dhe gënjeshtra, por si President i Republikës më duhet të reagoj për një që nuk më shqetëson mua, që nuk ka të bëjë me bllokun e partive politike që unë personalisht mbështes, por ka të bëjë me shtetin dhe postulatet bazë të vendit tonë”, thotë Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Më tej, Vuçiç shprehet se është betuar se nuk do njohë pavarësinë e Kosovës.

“Përkatësisht, siç thanë në fushatën e kaluar se janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe se unë personalisht do t’i prezantoj më 3 prill, dhe pas zgjedhjeve nuk e kam bërë këtë dhe ata ende po mbrojnë sanksione kundër Rusisë. Tani kanë shpikur që unë jam gati të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës. Unë dua që ju, popull i Serbisë, ta dini se kjo është një gënjeshtër famëkeqe. Dhe si njeri i nderuar, por jo vetëm kaq, por edhe si njeri që respekton Kushtetutën e vendit të tij, ligjet e vendit të tij dhe që e do popullin e tij në Kosovë më shumë se çdo gjë dhe që do t’i përmbahet gjithmonë ligjit dhe dhe letrës së betimit të vendosur në Ungjillin e Miroslavit, dua t’ju them se kjo është një gënjeshtër famëkeqe”, tha Vuçiç.

Më 26 tetor, Kosova ka pranuar draftin e propozuar nga BE për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. BE kërkon që Kosova të zbatojë Asocacionin e Komunave Serbe, ndërsa Serbia të njohë de facto Kosovën./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB