Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ja pse do e pushtojmë Rafah-un

Ndërkohë këtë të hënë u raportua se Hamasi ka pranuar një propozim Egjipt-Katar për një armëpushim për të ndalur luftën shtatë-mujore me Izraelin në Gaza, disa orë pasi Izraeli urdhëroi rreth 100,000 palestinezë të nisin evakuimin nga qyteti jugor i Rafah, duke sinjalizuar se një pushtim tokësor i premtuar prej kohësh atje mund të jetë i afërt.

E.K
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ja pse do e pushtojmë Rafah-un
Yoav Gallad

Në një takim me familjet e pengjeve, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha se vendi do të vazhdojë përpjekjet për të liruar ata që mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës në mes të operacionit të ardhshëm tokësor kundër grupit terrorist në Rafah.

“Aksionet për kthimin e të dashurve tuaj vazhdojnë të pandërprera, edhe tani. Ne jemi të përkushtuar për të arritur qëllimet e luftës, por refuzimi i Hamasit për çdo plan për të lejuar kthimin e pengjeve na detyron të fillojmë operacionin në Rafah”, u tha ai familjeve, sipas zyrës së tij.

Ndërkohë këtë të hënë u raportua se Hamasi ka pranuar një propozim Egjipt-Katar për një armëpushim për të ndalur luftën shtatë-mujore me Izraelin në Gaza, disa orë pasi Izraeli urdhëroi rreth 100,000 palestinezë të nisin evakuimin nga qyteti jugor i Rafah, duke sinjalizuar se një pushtim tokësor i premtuar prej kohësh atje mund të jetë i afërt. Por që Izraeli është kundër./ZËRI

Poll

MOS HUMB