Bota

Ish-Presidenti i Sllovenisë kandidon si i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Liderët europianë do të mblidhen në shtator për të shqyrtuar kandidaturën dhe për të vendosur nëse Pahor do të marrë dritën jeshile.

E.K
Ish-Presidenti i Sllovenisë kandidon si i dërguar special i BE-së
Borut Pahor

SLLOVENI- Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka dorëzuar zyrtarisht kanditaturën në Bruksel për të zënë vendin që do të lihet bosh nga Miroslav Lajçak si i deleguar i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Liderët europianë do të mblidhen në shtator për të shqyrtuar kandidaturën dhe për të vendosur nëse Pahor do të marrë dritën jeshile.

Kandidatura e tij është mbështetur dhe nga Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar. Ajo tha se ai është njeriu i duhur pasi përvoja e tij prej 17 vitesh në politkë i jep atij avantazhin për të bërë më të mirën në këtë post.

Pahor tha se po punon për një draft për vazhdimin e dialogut me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, vendet anëtare të BE-së dhe vendet e QUINT-it, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.

Miroslav Lajçak do të marrë postin e ambasadorit të BE-së në Zvicër në Shtator./ZËRI

Poll

MOS HUMB