Bota

Ministri francez kritika të ashpra ndaj Benzema: Lidhje me vllazërinë terroriste

Pak ditë më parë Benzema postoi një mesazh mbështetjeje në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Palestinë.

E.K
Ministri francez kritika të ashpra ndaj Benzema: Lidhje me
Benzema dhe ministri i brendshem francez

FRANCË- Ish-ylli i Real Madridit, Karim Benzema, është akuzuar nga një anëtar i qeverisë franceze për lidhje me "Vëllazërinë Myslimane", Pas mbështetjes së tij publike për Palestinën.

Gérald Darmanin, Ministri i Brendshëm i Francës, deklaroi në një intervistë televizive se Benzema "ka lidhje famëkeqe me Vëllazërinë Myslimane". Organizata islamike është cilësuar si një grup terrorist në Egjipt dhe disa vende fqinje, por jo në Francë.

Pak ditë më parë Benzema, i cili aktualisht luan për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Ittihad, postoi një mesazh mbështetjeje në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Palestinë.

“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës që janë sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gratë dhe fëmijët”, thuhej në mesazhin e Benzemas. Francezi, një mysliman i devotshëm, është përballur me një lumë kritikash në lidhje me qëndrimet e tij, dhe përkatësinë fetare.

Darmanin nuk është i vetmi personazh publik që i është përgjigjur postimit të Benzemas. Kundër Benzemas ka folur publikisht edhe ish-portieri izraelit, Dudu Aouate. Aouate, një ish-profesionist me skuadrat spanjolle Mallorca dhe Deportivo de la Coruña, përdori një frazë të turpshme për të fyer Benzeman në pesë gjuhë të ndryshme, duke e quajtur atë një “bir k*rve”.

Vëllazëria Myslimane, është një nga grupet më me ndikim në botën arabe. Ideologjia u krijua nga Al Banna dhe mendimtari Sayed Qutb, si rezistencë ndaj kolonializmit britanik. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB