Bota

Izraeli nxjerr audio-përgjimin: Spitali në Gaza u godit nga Xhihadi Islamik

Izraeli i ka mohuar akuzat se njëri nga sulmet e tij ajrore e ka shkaktuar shpërthimin në spital, duke pretenduar se zjarri është shkaktuar nga një raketë e dështuar e grupit Xhihadi Islamik.

E.K
Izraeli nxjerr audio-përgjimin: Spitali në Gaza u godit nga Xhihadi
Pamjet e publikuara nga Izraeli

IZRAEL- Ushtria izraelite ka publikuar pamje nga droni që, sipas saj, dëshmojnë se shpërthimi vdekjeprurës në spitalin “Al-Alhi” në Rripin e Gazës nuk është shkaktuar nga armatimi i saj, për të cilin tha se do të shkaktonte një gropë e jo një parking të përfshirë nga zjarri e kulme të ndërtesave që kishin vrima nga copëzat e predhës.

Në videon e publikuar nga ushtria izraelite shihen fotografi të parkingut të spitalit, ku ndodhi shpërthimi dhe ku u vranë qindra njerëz, sipas një zyrtari shëndetësor të Hamasit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Fotografitë tregojnë se një zjarr i madh ishte shkaktuar në atë zonë si rezultat i shpërthimit, por aty nuk kishte gropë. Sulmet izraelite në përgjithësi shkaktojnë gropa të mëdha në tokë, tha ushtria izraelite.

Në pamjet e incizuara me dron theksohen edhe copëzat e predhave që kishin rënë në kulmet e ndërtesave përreth vendit të shpërthimit e të cilat kishin mbetur kryesisht të paprekura.

Izraeli i ka mohuar akuzat se njëri nga sulmet e tij ajrore e ka shkaktuar shpërthimin në spital, duke pretenduar se zjarri është shkaktuar nga një raketë e dështuar e grupit Xhihadi Islamik.

Edhe pamje të tjera, përfshirë transmetimin e drejtpërdrejtë të televizionit “Al Jazeera”, duket se e mbështetin më tej pretendimin e Izraelit se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e dështuar nga Gaza, sipas gazetës izraelite.

Sipas ‘Times of Israel’, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit publikuan një dokument audio nga një bisedë telefonike e përgjuar mes dy militantëve të Hamasit. Në këtë bisedë dy burrat flasin për një raketë të Xhihadit Islamik që u hodh nga një varrezë aty pranë dhe goditi spitalin në Gaza.

Ky është dialogu mes dy burrave:

BISEDA E PLOTË: 

– Po them se është hera e parë që shohim një raketë që bie si kjo dhe për këtë arsye po them se i përket Xhihadit Islamik.

– Çfarë?

– Ata thonë se ai i përket Xhihadit Islamik.

– Po vjen tek ne?

– Kështu duket.

– Kush e thotë këtë?

– Po thonë se predha e raketës është predhë lokale dhe jo si predhat izraelite.

– Cfare po thua?

Heshtje.

– Po aman o Zot, a nuk mund të gjenje një vend tjetër për të shpërthyer?

– Nuk ka rëndësi, po, e hodhën nga varrezat pas spitalit.

– Çfarë??

– Ata e hodhën atë nga varrezat pas spitalit Al-Ma’amadani, dhe ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta.

– A ka ndonjë varrezë pas saj?

– Po, El-Ma’amadani ndodhet pikërisht në kompleks.

– Ku është, kur hyn në kompleks?

– Fillimisht hyn në kompleks dhe shkon drejt qytetit, dhe është në anën e spitalit Al-Ma’amadani.

– Po, e njoh./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB