KOSOVË- Pika kufitare në Jarinjë të Kosovës që lidhet me Serbinë është hapur plotësisht.
Kjo pikë kufitare ishte e mbyllur deri sot që nga agresioni i 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një efektiv i policisë së Kosovës u vra nga grupi paramilitar serb.
Ndërsa pika tjetër kufitare në veri të vendit, Bërnjaku, ishte hapur më 4 Tetor.
Pikat e kalimit kufitar me Serbinë u mbyllën nga Kosova të nesërmen e sulmit ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Bunjaku. Pas ngjarjes Policia e Kosovës vrau 3 terroristë serbë, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre arritën që të largoheshin nga një prej daljeve të Manastirit në Banjskë.
Poll