
IZRAEL- Një i vdekur dhe mbi 15 të palgosur është bilanci i sulmeve në zonat jugore rreth Gazës dhe në zonën më të madhe të Tel Avivit. Raportohet se grupi militant i Hamsit ka sulmuar me raketa Gazën. Ndërkohë që situate pritet të përkeqësohet në orët në vijim. Izraeli po përgatitet për kundërpërgjigje.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është nisur për në Tel Aviv për një takim urgjent me zyrtarët e sigurisë. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes ka autorizuar që të thirren në detyrë rezervistët e ushtrisë. Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festë fetare hebreje.
Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se Izraeli "po përballet me një moment shumë të vështirë”.
“Shteti i Izraelit po përballet me një moment shumë të vështirë. Dëshiroj t'u ofroj forcë komandantëve dhe ushtarëve të IDF (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) dhe të gjitha forcave të sigurisë dhe shërbimeve të shpëtimit”, shkruan Herzog në X./Zëri.ai