
YANGON- Drogë me vlerë gati 300 milionë dollarë u shkatërruan sot në Myanmar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Drogës. Drogat e shkatërruara përfshinin llojet: opium, heroinë, metamfetaminë, marijuanë, ketaminë dhe metamfetaminë kristalore.
Djegia e drogës ndodhi një muaj pasi ekspertët e OKB-së paralajmëruan për nivele të papara të prodhimit dhe trafikimit të metamfetaminës nga rajoni i Trekëndëshit të Artë të Azisë Juglindore, ku takohen kufijtë e Myanmarit, Laosit dhe Tajlandës. Mianmari ka qenë prej kohësh një burim i madh i drogave të paligjshme, pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta luftuar këtë fenomen.
PAMJET E DJEGIES SË DROGËS:
View this post on Instagram
Në vitin 2023, Kombet e Bashkuara e shpallën Myanmarin si prodhuesin më të madh të opiumit në botë. Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Drogën dhe Krimin tha në një raport të majit se kriza politike në të gjithë vendin pas një marrjeje të pushtetit nga ushtria në vitin 2021, ka përshpejtuar rritjen e trafikut të metamfetaminës. Kjo ka çuar në një rritje të ndjeshme të fluksit të drogës jo vetëm në të gjithë Azinë Lindore dhe Juglindore, por gjithnjë e më shumë në Azinë Jugore, veçanërisht në Indinë verilindore.
Drogat po kontrabandohen gjithnjë e më shumë nga Mianmari në Kamboxhia, kryesisht nëpërmjet Laosit, si dhe nëpërmjet rrugëve detare që lidhin Malajzinë, Indonezinë dhe Filipinet, me Sabahun në Malajzi që shërben si një qendër kryesore tranziti./ZËRI