Bota

Meloni u 'mbyll derën' emigrantëve dhe u shpall 'luftë' trafikantëve

Vetëm të martën e javës së kaluar, më shumë se 5.000 persona kanë arritur në këtë ishull mes Sicilisë dhe Afrikës së Veriut, rekord brenda 24 orëve.

e,k
Meloni u 'mbyll derën' emigrantëve dhe u shpall
Georgia Meloni

ITALI- Qeveria italiane e drejtuar nga Georgia Meloni ka vendosur këtë të hënë ashpërsimin e masave kundër emigrantëve të paligshëm që kanë “pushtuar” prej shumë muajsh tashmë ishullin italian të Lampeduzas. Ky vendim vjen pas valës së fundit të emigrantëve që mbërritën në Itali përmes Mesdheut.

Qeveria Meloni ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga gjashtë muaj në 18 të tillë. Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali, apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit.

Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes do të krijojë “struktura” për t’i ndaluar migrantët që kanë hyrë në Itali ilegalisht. Ditëve të fundit, mijëra migrantë kanë kaluar në ishullin italian në Lampeduzas, pas një udhe të gjatë me anije nga Afrika. Vetëm të martën e javës së kaluar, më shumë se 5.000 persona kanë arritur në këtë ishull mes Sicilisë dhe Afrikës së Veriut, rekord brenda 24 orëve.

Përpos emigrantëve kryeministrja e ekstremit të djathtë Georgia Meloni u ka shpallur luftë dhe trafikantëve të qënieve njerëzore.

“Lufta kundër migrimit masiv dhe trafikantëve është luftë për Italinë dhe për Evropën”, tha Meloni.

Lufta kundër migrimit të paligjshëm ka qenë një prej zotimeve kryesore të Melonit në fushatë parazgjedhore./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB