Bota

Meloni i jep fund marrëdhënies 10-vjeçare: Do mbroj vajzën me çdo kusht

"Rrugët tona janë ndarë prej kohësh dhe është koha ta kuptojmë këtë"

E.K
Meloni i jep fund marrëdhënies 10-vjeçare: Do mbroj vajzën
Meloni dhe Giambruno

ITALI- Kryeministria italiane Giorgia Meloni i ka dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj, me të cilin kishte sjellë në jetë dhe një vajzë. Meloni lë të kuptohet se ndarja ka ardhur prej disa kohësh, dhe tani ka qenë momenti që ajo ta bënte publike, pas disa thashethemeve që kishin qarkulluar.

Në mediat italiane është publikuar një video e partnerit të saj, i cili ka pranuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Andrea Giambruno, është një gazetar i Mediaset, ndërkohë që çifti nuk kishte bërë një ceremoni martese së bashku, edhe pse kanë pasur një lidhje të konsoliduar. Gazetari dhe kryeministrja italiane ishin takuar për herë të parë në prapaskenat e një programi të drejtuar nga Paolo Del Debbio, autor i të cilit ishte vetë Giambruno.

Postimi i Melonit:

Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Gjenevë.

Rrugët tona janë ndarë prej kohësh dhe është koha ta kuptojmë këtë.

Unë do të mbroj ata që ishim ne, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht një shtatëvjeçare që do nënën dhe babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin.

Asgjë më shumë për të thënë për këtë.

Ps. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur, duhet ta dinë se sa të shpresojë pika për të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.

Meloni i jep fund marrëdhënies 10-vjeçare: Do mbroj vajzën
Foto e postuar nga Meloni

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB