Bota

Medvedev tregon HARTËN shokuese të Urainës: Ja sa larg planifikon të shkojë Rusia

Harta tregon se pjesë të Ukrainës i janë aneksuar Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

f.t
Medvedev tregon HARTËN shokuese të Urainës: Ja sa larg planifikon
DMITRY MEDVEDEV

RUSI- Dmitry Medvedev , ish-presidenti rus, tha se Ukraina është pjesë e Rusisë dhe përjashtoi negociatat e paqes me autoritetet aktuale ukrainase. Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, theksoi se Rusia do të vazhdojë me të ashtuquajturin operacion special ushtarak dhe shtoi se "pjesë historike të Rusisë" do të kthehen në shtëpi.

Komentet ai i bëri përpara një harte të Ukrainës, e cila e tregon atë si një territor të cunguar pranë Polonisë dhe me Rusinë, e cila kontrollon plotësisht lindjen dhe jugun e vendit, si dhe të gjithë bregdetin e Detit të Zi. Harta tregon gjithashtu se pjesë të Ukrainës i janë aneksuar Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Sipas ish-presidentit rus Zelenskyy dhe çdo qeveri e ardhshme ukrainase, nëse dëshiron të negociojë, do të duhet të njohë "realitetin e ri" në terren. Duke komentuar marrëdhëniet Lindje-Perëndim, Medvedev, i cili akuzon forcat speciale amerikane dhe këshilltarët ushtarakë për luftë kundër Rusisë, tha se marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë më të këqija se sa gjatë krizës së raketave Kubane të vitit 1962./ZËRI

Poll

MOS HUMB