Bota

Media gjermane: Beogradi “po shpik” eksodin, s`ka largim masiv të serbëve nga Kosova

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë

f.t
Media gjermane: Beogradi “po shpik” eksodin, s`ka largim masiv
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Eksodi masiv i serbëve nga Kosova, është thjesht një legjendë e Beogradit sipas të përditshmes së njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

"Numri i serbëve në Kosovë me të vërtetë ka rënë vazhdimisht me vite të tëra - por kështu, dhe me një ritëm të ngjashëm dhe ndonjëherë edhe më të shpejtë, ka rënë edhe numri i serbëve në Serbi. Pra, ata që flasin për një eksod serb nga Kosova, duhet të flasin edhe për një eksod serb nga Serbia,"-shkruan Michael Martens, korrespondenti i FAZ.

Ajo ka shqyrtuar “shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve”. Kështu, ESI analizon shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre “në vitin 2017 kishte ende 109.000 serbë të siguruar në Kosovë”, por “gjashtë vjet më vonë kishte më pak se 107.000”. Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por ndërkohë për Serbinë vetë, “rënia në të njëjtën periudhë ishte akoma më shumë, 2.9%.”

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14.500 në vitin 2004 në 10.700 në vitin 2021. Ama edhe në Serbi rënia është e njëjtë: “këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%.

Shkrimi del në përfundimin se “evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në fakt, në të gjitha vendet e rajonit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB