
Foto ilustruese
ITALI- Luca Mazzaferro, 46 vjeç është arrestuar një ditë më parë nga Policia italiane në Torino pasi akuzohet se është pjesë e grupit kriminal “Ndragheta”. Në momentin e arrestimit sipas mediave italiane, iu gjet një kartë identiteti dhe një patentë false shqiptare.
Mazzaferro rezulton të jetë një person me “CV” të pasur kriminale, si i përfshirë në vjedhje, mashtrim, grup mafioz dhe krime të tjera.
46-vjeçari është dënuar në mungesë nga drejtësia italiane me gati 9 vjet burg. Tashmë çështja është në duart e Prokurorisë. Pritet dalja e tij në seancë gjyqësore për tu përballur me drejtësinë./Zëri.ai
Poll