
ITALI- Një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në provincën e Brescias, ku policia zbuloi trupat e tyre të pajetë në banesë. Viktimat janë 50 dhe 45-vjeç, ndërkohë që hipoteza paraprake në të cilën po hetohet, është se kemi të bëjmë me një vrasje-vetëvrasje.
Çifti është gjetur me damarët e kyçit të dorës së prerë, ndërsa alarmi është dhënë nga njëri prej fqinjëve që ka parë gjak nhë tarracën e shtëpisë së tyre. Të dy trupat e pajetë pritet që t’i nënshtrohen një ekspertize gjatë ditës së sotme.
Vdekja e të dyve daton pak ditë më parë, ndoshta mes të hënës së Pashkëve dhe të martës. Policia i gjeti në banjën e banesës, e vendosur në një zonë kodrinore dhe të izoluar të qytetit.
Sipas raporteve fillestare mjekësore, gruaja ishte e para që u plagos në kyçet e dorës dhe vdiq. Burri në vend të kësaj eci nëpër shtëpi për disa orë, derisa i dha fund edhe jetës së tij, në të njëjtën mënyrë. Dinamika që po shqyrtohet nga policia çon aktualisht në vetëm një hipotezë: ai e vrau dhe më pas I dha fund edhe jetës së tij.
Gruaja nuk ka shenja dhune në trup dhe nuk përjashtohet mundësia që të dy viktimat të kishin rënë dakord për t’i dhënë fund jetës në të njëjtën kohë.
50-vjeçari ishte punëtor ndërtimi dhe ishte vendosur në banesën që ishte skena e tragjedisë së dyfishtë pak më shumë se një muaj më parë. Megjithatë, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar gjendjen e gruas, e cila ndoshta nuk e kishte të rregullt lejen e qëndrimit në Itali.
Shtëpia është një apartament me tre dhoma në dy kate dhe tani prona është në sekuestrim. Do të kishte njolla të mëdha gjaku në dyshemenë e disa dhomave. /ZËRI