Bota

'Më çnderoi'/ Zbardhet pas 35 vitesh MISTERI i vrasjes së futbollistit italian! E organizoi e dashura...

Teza e vrasjes u mbështet nga familjarët e Bergaminimit, por kurrë nuk u provua.

k.m.
'Më çnderoi'/ Zbardhet pas 35 vitesh MISTERI i vrasjes
Donato Bergamini

ITALI- 32 vite janë dashur për të zbuluar se kush e vrau futbollistin italian Donato "Denis" Bergamini. Ky ishte ndoshta “misteri” më i madh i futbollit italian! Donato Bergamini, ish-mesfushorit të Cosenza-s u gjet i vdekur më 18 nëntor 1989. Dyshimet e para ishin se ai ishte vetëvrarë duke u hedhur para një kamioni, por vrasja nuk u përjashtua kurrë. Teza e vrasjes u mbështet nga familjarët e Bergaminimit, por kurrë nuk u provua.

Papritur, 10 ditë më parë u zbulua se gisht në ngjarje kishte ish e dashura e Bergaminit, Isabella Internò. Hetimi i parë përfundoi me lirimin e Raffaele Pisanos, drejtuesit të kamionit nën të cilin përfundoi Bergamini. Në atë kohë thuhej se Denisi ishte hedhur poshtë makinës për të kryer vetëvrasje pas një debati me Internò-n. Kjo tezë ishte kundërshtuar gjithmonë nga familja e Bergaminit dhe në veçanti nga motra e tij binjake. Në vitin 2017, 28 vjet pas vrasjes, prokurori i Castrovillarit, Eugenio Facciolla, bëri zhvarrosjen e trupit dhe ekzaminimet zbuluan "mospërputhje" me autopsinë e kryer në momentin e vdekjes së tij. 

'Më çnderoi'/ Zbardhet pas 35 vitesh MISTERI i vrasjes
Donato Bergamini dhe Isabella Internò

Hetuesit besojnë se Bergamini është vrarë dhe më pas është lënë në asfalt për tu përplasur makinat.

“Denis Bergamini është mbytur me shall apo çantë. Ekspertët mjeko-ligjorë që kanë bërë analizat në trupin e Bergaminit në vitin 2017 na thonë se futbollisti ka qenë viktimë e asfiksimit të dhunshëm mekanik, përpara se kamioni i Raffaele Pisano ta përplaste,"-deklaruan prokurorët gjatë aktakuzës.

Nga hetimet u zbulua se vrasja ndodhi për shkak se Internò kishte mbetur shtatzënë në vitin 1987 nga futbollisti, por Bergamini nuk donte të martohej me të për shkak të karakterit të saj obsesiv. Ndaj, ajo zgjodhi që të shkonte në Londër për të kryer abort. Pasi u kthye, filloi ta përndiqte futbollistin, edhe pse marrëdhënia e tyre kishte përfunduar prej kohësh. Për të arritur në këto përfundime, hetuesit u mbështetën në deklaratat e Tiziana Rota, gruaja e futbollistit Maurizio Lucchetti dhe një mike e ngushtë e Internos në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Ajo tregoi se shoqja e kishte paralajmëmruar për atë që do të ndodhte.

"Nëse Bergamini nuk martohet memua është i vdekur sepse më çnderuar. Ai duhet të kthehet tek unë, ndryshe do ta vras,"-tregoi dëshmitarja. 

Tashmë çështja do të shkojë në gjykatë.Më 1 tetor, Gjykata e kryesuar nga Paola Lucente do të mblidhet në dhomën e Këshillit për të dalë në një vendim. E vetmja e akuzuar është ish e dashura e viktimës, Isabella Internò. Magjistrati kërkoi rrethana të përgjithshme lehtësuese për gruan dhe për rrjedhojë dënimin me 23 vjet në vend të burgimit të përjetshëm, pasi kanë kaluar 35 vjet nga krimi. Por fjalën e fundit, e ka gjykatësi./ZËRI

Poll

MOS HUMB