
BRITANI E MADHE- Informacione të reja po dalin në dritë rreth mënyrës sesi ish-pronari i "Harrods", Mohamed Al Fayed, zgjodhi viktimat e tij. Siç u bë e ditur, nga një dokumentar i publikuar së fundmi i BBC-së, miliarderi i ndjerë ka abuzuar seksualisht me punonjësit e tij, ndërsa ishte ende në krye të dyqanit luksoz në Londër.
Një ish-punonjëse e Harrods zbuloi se si Mohamed Al Fayed zgjodhi gratë, viktima të mundshme të abuzimit seksual brenda dyqanit.
Gruaja, e cila kërkoi të mos identifikohej, e përshkroi biznesmenin egjiptian, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 94-vjeçare, për Sky News të Britanisë si "demon", duke thënë se ai "i sundonte të gjithë me frikë". Avokatët që përfaqësojnë 37 viktima të dyshuara të përdhunimit dhe abuzimit seksual të Al Fayed e përshkruan atë në një konferencë shtypi të premten, më 20 shtator, si një "përbindësh".
“Të gjithëve na u tha se Harrods është vendi më i mirë në tokë, por ai kontrollonte gjithçka me frikë. Ai mbante Viagra në xhep dhe punëtorët ishin të tmerruar kur thërriteshin në zyrën e tij,”- thanë dëshmitarët.
Një student e cila sapo kishte mbaruar universitetin në atë kohë dhe ishte punësuar në kompaninë e Al Fayed, tha se një kolege e saj e kishte informuar për “thirrjet” e shefit në zyrë.
“Ajo më tha se do merrja papritmas një rritje page, do isha e ftuar në ngjarje të rëndësishme, do më bëheshin dhurata të shtrenjta, por kur të ftohesha në Park Lane (ku ishte banesa e Al Fayed) dhe në festa ku do të ketë shumë të pasur dhe duhet të flija me disa persona."
Ajo tha se al-Fayed e kishte thërritur një herë në zyrën e tij.
“Pas kësaj ai ishte gjithmon i buzëqeshur dhe flirtonte me mua, papritmas unë fillova të merrja bonuse. Nuk zgjati shumë, por ndodhi që iaa kisha frikën. Ai abuzoi me mua".
Ish-pronari i "Harrods", Mohammed Al Fayed akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual nga ish-punonjësit e dyqanit luksoz në Londër. Dëshmitë tronditëse janë nxjerrë në dritë nga BBC. Dokumentari "Al-Fayed: Predatori në Harrods" mblodhi prova që tregonin se nën drejtimin e Al Fayed, Harrods jo vetëm që nuk ndërhyri, por ndihmoi në fshehjen e akuzave të punonjësve./ ZËRI