
Kombëtarja franceze, e cila po përgatitet për Euro 2024 në Gjermani, është vizituar këtë të hënë pak pas orës 13:30 nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i shoqëruar nga ministrja e Sportit dhe Lojërave Olimpike, Amelie Udayat Casterard. Të dy u mirëpritën në Clairefontaine nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo.
⌛ "Ce soir, ce soir..."https://t.co/J0WDIzpGXO pic.twitter.com/VKCeNlpr6Q
— RMC Sport (@RMCsport) June 3, 2024
Presidenti francez ka zhvilluar një bisedë me kombëtaren franceze Didier Deschamps dhe kapitenin e kombëtares franceze, Kylian Mbappe dhe më pas është planifikuar të drekojë me lojtarët dhe stafin e skuadrës franceze.
RMC Sports raporton, se Kylian Mbappe ka njoftuar presidentin francez se transferimi i tij te Real Madrid do të zyrtarizohet “sonte”. Ditën e djeshme eksperti i transfertave të futbollit Fabrizio Romano e prezantoi si “përfunduar” lëvizjen e Mbappes te kampionët e Europës./ZËRI