Bota

Masakra në Itali, shkon në 4 numri i viktimave/ Vajza e vrarë nga babai shkruante: Ai është dashuria ime më e madhe

Ka shkuar në 4 numri i viktimave, djali 9-vjeçar i familjes ka ndërruar jetë në spital

E.K
Masakra në Itali, shkon në 4 numri i viktimave/ Vajza e vrarë nga
Nene e bije te vrara

ITALI- Zhvillime të reja, nga masakra që ndodhi në një familje në Itali, ku 52-vjeçari, Roberto Gleboni, vrau gruan e tij, Giusi Massetti, vajzën e madhe Martina, 26-vjeç dhe plagosi dy fëmjijët e tjerë. Njëri prej fëmijëve ndërroi jetë disa orë më pas në spital, ndërkohë që në gjendje të rëndë mbetet djali 14-vjeçar.

Pasi doli nga banesa, Gleboni, një punonjës i pyjores, plagosi rëndë fqinjin e tij, dhe më pas shkoi në banesën e të ëmës, duke e qëlluar me plumb në kokë, në gjendje të rëndë për jetën. Më pas vrau edhe veten. Të plagosurit juanë te gjithë me kod të kuq dhe janë dërguar në spitalin e San Franceskos.

Fqinji, pronar i shtëpisë ku banonte me qira familja Gleboni, është shtruar në terapi intensive. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë konflikti në familjen Gleboni, ndërsa çifti ka qenë në proces divorci. Çifti u nda pas 25 vitesh martesë, dhe tashmë autori jetonte me nënën e tij të moshuar.

Arma me të cilën ka qëllua anëtarët e familjes 52-vjeçari ka qenë me leje. Pistoleta gjysmë automatike u gjet në banesën e nënës së autorit, pranë trupit të Glebonit.

Një fqinj është shprehur: "Roberto Gleboni ishte një person i sjellshëm, shumë i qetë, shumë i dobishëm. Pak ditë më parë ma vodhën makinën dhe ai donte të më jepte hua të tijën, duke e ditur që kisha nevojë për të. Giusi ishte një vajzë e thjeshtë dhe jetonte për fëmijët e saj”.

Vajza e madhe Martina, e cila u diplomua për drejtësi në vitin 2022, ia dedikoi tezën prindërve të saj.

“Nëna ime që besoi e para te unë, dhe babait tim që është dashuria më e madhe e jetës sime”, shkruante Martina në një foto që kishte publikuar në rrjetet sociale. /ZËRI

Poll

MOS HUMB