
Pamje nga vendngjarja
SARDENJA- Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Nuoro, Itali. Sipas mediave italiane, një burrë ka vrarë gruan, vajzën e tij dhe më pas ai ka plagosur dy fëmijët e tij të mitur, nënën dhe fqinjin. Pas krimit makabër autori ka vrarë veten.
Sipas policisë italiane, ai ka debatuar me bashkëshorten dhe më pas e ka vrarë atë së bashku me vajzën e tyre. Pas krimit makabër, ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij dhe e plagosi atë rëndë në kokë, më pas ai kreu vetëvrasje. Policia po heton shkaqet e këtij krimi makabër dhe dinamiken e ngjarjes. /ZËRI
Poll