KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar marrëveshjen e arritur me LDK-në për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kurti është shprehur optimist se procesi do të vijojë pa pengesa. Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë ditës do të zhvillohet një mbledhje e brendshme e Vetëvendosjes.
Tash kemi me shku në një aktivitet tjetër, e kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë të shkojë mbarë e mirë sepse po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë, tha Kurti.
Kurti nuk komentoi qëndrimin e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili është shprehur kundër marrëveshjes së arritur për Presidentin. Në vend të kësaj, kreu i LVV-së iu referua përurimit të shkollës “Ilir Konushevci”, duke e cilësuar këtë si një nga zhvillimet e ditës.
Shkolla ‘Ilir Konushevci’ sapo u përurua, ky është lajmi sot, është shprehur Kurti./ZËRI