Bota

Kosovë/ 6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, Abdixhiku: Rrezikojmë zgjedhjet (VIDEO)

Abdixhiku bëri të ditur se në mesin e deputetëve që janë shprehur kundër kandidaturës janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri.

M.K.
Kosovë/ 6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, Abdixhiku:
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Përplasjet brenda Lidhjes Demokratiket ë Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President kanë dalë në pah pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar se kandidatura e Sejdiut ishte miratuar unanimisht nga Kryesia e partisë. Megjithatë, sipas tij, gjashtë deputetë kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin atë në procesin për zgjedhjen e Presidentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Abdixhiku bëri të ditur se në mesin e deputetëve që janë shprehur kundër kandidaturës janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri.

Në orën 14:00 mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku diskutuam jo vetëm propozimin e LDK-së për Bekim Sejdiun, por edhe gjithë angazhimin tonë politik në këtë drejtim. Pa asnjë votë kundër, e gjithë Kryesia votoi për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut, tha Abdixhiku.

Sipas kreut të LDK-së, vendimi i deputetëve për të mos mbështetur kandidaturën rrezikon të thellojë ngërçin institucional në Kosovë.

Për fat të keq gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së. Konsideroj se i bëjnë dëm të gjithë procesit, duke humbur një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën, shtoi ai.

Abdixhiku paralajmëroi se mungesa e votave mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./ZËRI

Poll

MOS HUMB