Bota

Marrëveshja e armëpushimit, Hamasi dorëzon 2 nga 6 pengjet izraelite

Turma njerëzish ishin të pranishme mes muzikës së lartë dhe flamujve palestinezë, duke qëndruar midis ndërtesave që u kthyen në gërmadha gjatë më shumë se 16 muajve të luftës.

I.F
Marrëveshja e armëpushimit, Hamasi dorëzon 2 nga 6 pengjet
Pengjet izraelite

GAZA- Hamasi dorëzoi sot dy gjashtë pengjet e tjera izraelite në Kryqin e Kuq në Gaza, sipas marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Mediat izraelite transmetuan pamjet e drejtpërdrejta televizive të dorëzimit. Dy burra, Tal Shoham dhe Avera Mengistu, u dorëzuan në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, me katër pengje të tjerë që do të lirohen më vonë të shtunën, si pjesë e shkëmbimit të fundit pengje për të burgosur në konflikt.

Luftëtarët e maskuar dhe të armatosur të Hamasit ruanin skenën e improvizuar në Rafah, ku Shoham tha disa fjalë para se të dorëzohej tek punonjësit e Kryqit të Kuq. Turma njerëzish ishin të pranishme mes muzikës së lartë dhe flamujve palestinezë, duke qëndruar midis ndërtesave që u kthyen në gërmadha gjatë më shumë se 16 muajve të luftës.

Katër pengjet e tjera, Omer Shem-Tov, Eliya Cohen, Omer Wenkert dhe Hisham al-Sayed, do të dorëzohen në Nuseirat, në Gazën qendrore./ZËRI

Poll

MOS HUMB