Bota

Manastiri i Chorës në xhami! Athina: Sfidë, fyen karakterin e tij si monument i UNESCO-s

Manastiri në fjalë ka qenë një kishë bizantine, u kthye në xhami, më pas një muze dhe tashmë funksionin prej ditës së djeshme përsëri si xhami me një urdhëresë të presidentit turk të nënshkruar që në vitin 2019.

f.t
Manastiri i Chorës në xhami! Athina: Sfidë, fyen karakterin e tij
PAMJE NGA MANASTIRI

GREQI-Athina zyrtare ka reaguar ashpër pasi presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka përuruar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga pallati presidencial rihapjen dhe funksionimin si xhami të Manastirit të Chorës, tempullit perikal bizantin të Kostandinopojës, monumentit me mozaikët më të përpunuar bizantin që ruhen në Stamboll , së bashku me Shën Sofinë dhe Manastirin e Pammakaristos.

"Vendimi i autoriteteve turke që Manastiri i Chorës të funksionojë si xhami myslimane përbën një sfidë për komunitetin ndërkombëtar pasi ndryshon dhe fyen karakterin e tij si monument i trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s që i përket njerëzimit. Ruajtja e karakterit universal të monumenteve dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore është një detyrim i qartë ndërkombëtar që i detyron të gjitha shtetet",-deklaron Ministri i Jashtëm grek për mediat vendase.

Manastiri në fjalë ka qenë një kishë bizantine, u kthye në xhami, më pas një muze dhe tashmë funksionin prej ditës së djeshme përsëri si xhami me një urdhëresë të presidentit turk të nënshkruar që në vitin 2019. Manastiri i Chorës i njohur edhe si Xhamia Karye do të funksionojë me modelin e Shën Sofisë ,mozaikët në muret në zonën e lutjeve janë mbuluar, ndërsa është caktuar një zonë për t’u vizituar nga turistët. Zhndërrimi në xhami i manastirit ortodoks vjen vetëm disa ditë para vizitës së kreut të shtetit Kyriakos Mitsotakis në Ankara në 13 maj , vizita e 6 e një kryeministri grek prej vitit 2008./ZËRI

Poll

MOS HUMB