
TAJLANDË- Mijëra majmunë kanë mbushur rrugët në një qytet në Tajlandën qendrore. Disa dyqane dhe biznese janë detyruar të mbyllen, ndërsa blerësit janë “zhdukur” plotësisht nga Lopburi, shkruan The Sun.
Fillimisht, vendasit u përpoqën t’i mbanin kafshët larg duke i siguruar ushqim por ky plan dështoi, duke i bërë majmunët edhe më të dhunshëm. Ata u kishin dhënë majmunëve ëmbëlsira, pije të gazuara dhe ushqime me drithëra, të cilat dihet se i bëjnë majmunët më seksualisht aktivë.
“Ushqimet me sheqer mund të rrisin produktivitetin e majmunëve dhe të stimulojnë majmunët të riprodhohen më shumë”, thotë Suttipong Kamtaptim, nga Departamenti i Parqeve Kombëtare.
Dihet se majmunët tashmë kanë aftësinë për t’u riprodhuar dy herë në vit, dhe konsumi i sheqerit rrit këtë tendencë. Sidoqoftë, para pandemisë Covid, majmunët dhe njerëzit jetonin në harmoni në qytet. Por ky ekuilibër u prish shumë shpejt kur bllokimet ndaluan turizmin, duke bërë që majmunët të kërkonin të dëshpëruar për ushqim.
“Majmunët janë më të uritur dhe më agresivë se më pare. Ata marrin atë që munden. Ata janë mësuar të ushqehen nga turistët. Me largimin e turistëve ata janë bërë më agresivë, duke luftuar për të mbijetuar. Ata pushtojnë ndërtesat dhe i detyrojnë vendasit të largohen nga shtëpitë e tyre. Tani majmunët janë kudo. Ata ulen në çati, gati për pritë, trazira në rrugë e madje grabisin makinat që kalojnë”, tha Supakarn Kaevchot, një veteriner.


Tani majmunët mund të gjenden kudo. Ata gjenden në çati, bëjnë trazira në rrugë, madje grabitin makina që kalojnë./ZËRI