Bota

Lufta vazhdon, Netanyahu "qan hallet": Edhe unë kam pasur kosto, mu shty dasma e djalit për herë të dytë

Netanyahu tha se kishte pasur edhe ai vështirësi dhe kosto nga nisja e luftës, duke përmendur shtyrjen e dasmës së djalit të tij...për herë të dytë.

k.m.
Lufta vazhdon, Netanyahu "qan hallet": Edhe unë kam pasur kosto,
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli për "koston personale" të luftës me Iranin. Pasi iu referua bombardimit të Londrës nga gjermanët në dimrin e vitit 1940, Netanyahu tha se kishte pasur edhe ai vështirësi dhe kosto nga nisja e luftës, duke përmendur shtyrjen e dasmës së djalit të tij...për herë të dytë.

Deklaratat, siç raportohet nga Guardian , u bënë nga Beersheba, përpara spitalit që u godit nga një raketë iraniane të enjten në mëngjes. Dhe, siç vëren gazeta britanike, deklaratat e tij vijnë në një kohë kur izraelitët po e kritikojnë kryeministrin për shkëputjen gjithnjë e më të madhe nga jeta e përditshme.

"Ka njerëz që janë vrarë, familje që kanë humbur të dashurit e tyre. Secili prej nesh mban një kosto personale, dhe familja ime nuk bën përjashtim,”- tha ai, duke vënë në dukje se nuk ishte hera e parë që dasma e djalit të tij Avner duhej të shtyhej. Ai shtoi se edhe e fejuara e djalit të tij ishte e zhgënjyer, e lëre më nëna e dhëndrit, duke shtuar për të “gruaja ime heroike Sara”.

Avner Netanyahu fillimisht e kishte planifikuar dasmën për në nëntor, por u shty për arsye sigurie. Data e re ishte e hëna, pavarësisht kërcënimit të protestave të opozitës./ZËRI

Poll

MOS HUMB