Bota

E rëndë në Spanjë: Oficeri i policisë mbyt hajdutin që i mori celularin (VIDEO)

Në videot e publikuara në mediat spanjolle, oficeri, i cili nuk ishte në krye të detyrës, shihet duke e mbajtur hajdutin e dyshuar përtokë nga qafa.

k.m.
E rëndë në Spanjë: Oficeri i policisë mbyt hajdutin
Foto ilustruese

SPANJË- "Do ta mbytësh,"-kaq dëgjohet teksa një oficer i Policisë Bashkiake i ka vënë duart në dytë një personi. Incidenti ndodhi në Torrejon de Ardoz, pranë kryeqytetit spanjoll, kur një oficer i policisë bashkiake të Madridit ndoqi një burrë që dyshohet se i kishte vjedhur telefonin celular.

Në videot e publikuara në mediat spanjolle, oficeri, i cili nuk ishte në krye të detyrës, shihet duke e mbajtur hajdutin e dyshuar përtokë nga qafa. Viktima nuk lëviz, ndërsa kalimtarët i kërkojnë që ta lërë të lirë. Por ai nuk dëgjon askënd.

"Do ta mbytësh burrin, pash Zotin, hiqe dorën,"-dëgjohet që thotë një qytetar. Me të mbërritur, policia spanjolle zbuloi se burri nuk po merrte më frymë dhe thirri shërbimet e urgjencës. Por ai kishte ndërruar jetë.

MOMENTI ME VIDEO:


Kështu, efektivi i Policisë po ndiqet penalisht për vrasjen dhe po përballet me akuzën, "vrasje nga pakujdesia". Raporti i parë mjeko-ligjor pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Por ngjarja ka provouar zemërim nga opozita, që e akuzon efektivin si racist, pasi i ndjeri ishte një afrikano-verior./ZËRI

Poll

MOS HUMB