Bota

Lufta në Izrael/ Blinken: Ka raporte për amerikanë të vdekur dhe të zhdukur

Anthony Blinken e quajti sulmin më të keqin që nga Lufta e Yom Kipurit të vitit 1973.

k.m.
Lufta në Izrael/ Blinken: Ka raporte për amerikanë të vdekur
Anthony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se administrata e presidentit Joe Bidenit po punonte për të verifikuar raportet se shtetas amerikanë ishin në mesin e të vdekurve dhe të zhdukurve pas sulmeve të së shtunës nga Hamasi ndaj Izraelit. Anthony Blinken e quajti sulmin më të keqin që nga Lufta e Yom Kipurit të vitit 1973.

“Ne kemi raporte se shumë amerikanë janë vrarë. Ne po punojmë për ta verifikuar këtë të dhënë. Ka raporte për amerikanë të zhdukur. Kjo ishte një luftë që ishte shtet më shtet, vend më vend, ushtri për ushtri. Ky është një sulm masiv terrorist që po qëllon civilët izraelitë në qytetet dhe shtëpitë e tyre,”-tha Blinken për CNN.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në rripin e Gazës ka hyrë në ditën e saj të dytë, ndërkohë që në të dy vendet llogariten të jenë më shumë se 600 të vrarë. Të shtunën në mëngjes, Hamasi nisi një valë sulmesh me raketa dhe luftëtarë sulmuan Izraelin, në përshkallëzimin më të madh në dekadat e fundit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB