Bota

LUFTA/ Izraeli njofton vrasjen e numrit 3 të Hamasit

Issa konsiderohej numri tre në organizatën terroriste në Gaza dhe shërbeu si zëvendës i Mohammed Deif, kreut të krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izz ad-Din al-Qassam.

f.t
LUFTA/ Izraeli njofton vrasjen e numrit 3 të Hamasit
FOTO ILUSTRUESE

IZRAEL- Izraeli njoftoi se ushtria e tij ka vrarë nënkryetarin e krahut të armatosur të lëvizjes së Hamasit në Gaza, që kishte ndihmuar në sulmin e 7 tetorit. Zëdhënësi i forcave të armatosura tha se sipas të dhënave të shërbimeve sekrete, militanti është vrarë 2 javë më parë.

“Marwan Issa mbeti i vrarë në një operacion që kryem dy javë më parë, bashkë me Razi Abu Tama. Marëan Issa është numri tre i lëvizjes së Hamasit, që planifikoi sulmin e 7 tetorit. Ndërsa Razi Abu Tama ishte ish-komandant i kampeve të stërvitjes së Hamasit dhe aktualisht përgjegjës për tunelet nëntokësore”, deklaroi Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, raportojnë mediat e huaja.

Shtetet e Bashkuara njoftuan më parë se Issa u vra në sulm, megjithëse në atë kohë, Izraeli tha se ishte ende duke vlerësuar rezultatet e bombardimeve. Issa konsiderohej numri tre në organizatën terroriste në Gaza dhe shërbeu si zëvendës i Mohammed Deif, kreut të krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izz ad-Din al-Qassam. Së bashku me liderin e Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, ata besohet se kanë organizuar masakrën e grupit të 7 tetorit në Izraelin jugor që shkaktoi luftën.

Ndërkohë, lideri i lëvizjes islamike, Ismail Haniyeh ka deklaruar se Izraeli ka dështuar në arritjen e qëllimeve strategjike që nga nisja e fushatës ushtarake në Rripin e Gazës fundvitin e kaluar. Të paktën 16 persona mbetën të vrarë kur një raketë goditi një godinë të banuar në jug të enklavës palestineze. Bëhet fjalë për tre familje nga Qyteti i Gazës që ishin strehuar në qytetin jugor të Rafahut./ZËRI

Poll

MOS HUMB