Bota

Baltimore: Si do të ndikojë tragjedia në tregtinë globale

Zyrtarët thonë se transporti përmes portit të Baltimores - i cili grumbulloi më shumë se 47 milionë tonë mallra të huaja vitin e kaluar - do të pezullohet "deri në njoftimin e mëtejshëm".

k.m.
Baltimore: Si do të ndikojë tragjedia në tregtinë globale
Shembja e urës në Baltimore

SHBA- Shembja e urës në Baltimore ka krijuar shqetësime për zinxhirët e furnizimit global. Përveçse nga tragjedia kanë ndërruar jetë të paktën 6 persona, probleme të tjera kanë lindur me ndikimin që kjo urë ka në zinxhirët e furnizimit në SHBA. Zyrtarët thonë se transporti përmes portit të Baltimores - i cili grumbulloi më shumë se 47 milionë tonë mallra të huaja vitin e kaluar - do të pezullohet "deri në njoftimin e mëtejshëm".

Shkaku i saktë i përplasjes ende nuk është përcaktuar, por anija duket se po përjetonte një ndërprerje dhe lëshoi ​​një sinjal alarmi përpara se të përplasej në urë, por për disa automjete nuk kishte kthim pas. Që nga ajo ditë, një operacion i madh kërkim-shpëtimi u zhvillua gjatë pjesës më të madhe të ditës së djeshme, por vetëm dy persona u nxorrën të gjallë nga uji. Njëri prej tyre mbetet në gjendje kritike.

Autoriteti Detar dhe Portual i Singaporit, flamurin e të cilit kishte anija "Dali", tha se certifikatat e anijes që mbulonin integritetin e saj strukturor dhe funksionalitetin e pajisjeve të saj ishin të vlefshme. Po ashtu, shtuan se anija i ishte nënshtruar dy inspektimeve të veçanta në qershor dhe shtator 2023.

Duke folur për BBC, Marco Frozone, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Eksportit dhe Tregtisë Ndërkombëtare, i cili përfaqëson bizneset britanike, tha se: Do ndikohen marka të mëdha nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja, përmendim General Motors, Ford, Jaguar, Land Rover, Nissan, Fiat dhe Audi. Për më tepër që Baltimore është një eksportues kryesor i gazit natyror të lëngshëm [LNG], dhe kjo do të thotë probleme edhe për Mbretërinë e Bashkuar dhe BE. 

Përtej transportit detar, Porti i Baltimores lidhet drejtpërdrejt me rreth 150,000 vende pune.

Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve se qeveria amerikane "do të lëvizë qiellin dhe tokën" për të rihapur portin dhe rindërtuar urën sa më shpejt të jetë e mundur. Por theksoi se procesi do të kërkojë një kohë të gjatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB