Bota

Liderët e Bashkimit Evropian mblidhen në Paris, konfirmojnë mbështetjen për Ukrainën: Nuk i heqim sanksionet ndaj Rusisë

Samiti zgjati tre orë dhe synonte të formulonte garancitë e sigurisë për Kievin, duke përfshirë vendosjen e mundshme të forcave ushtarake evropiane në kontekstin e një marrëveshjeje paqeje që mund të arrihet në të ardhmen.

I.F
Liderët e Bashkimit Evropian mblidhen në Paris, konfirmojnë
Pamje nga takimi

PARIS- Liderët e Bashkimit Evropian zhvilluan samitin e radhës në Paris, ku i pranishëm ishte edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Gjtë takimit ata përjashtuan mundësinë e heqjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe në vend të kësaj ranë dakord t’i forcojnë ato për të rritur presionin ndaj Moskës.

Samiti zgjati tre orë dhe synonte të formulonte garancitë e sigurisë për Kievin, duke përfshirë vendosjen e mundshme të forcave ushtarake evropiane në kontekstin e një marrëveshjeje paqeje që mund të arrihet në të ardhmen.

“Rusia nuk dëshiron asnjë lloj paqeje”, theksoi Zelenskyy sot në përfundim të samitit të aleatëve të Kievit në Paris dhe paralajmëroi se heqja e sanksioneve tani do të ishte një fatkeqësi për diplomacinë.

Aleatët e Ukrainës ranë dakord se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe forcat e saj ushtarake dhe se tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Moskës, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Kryeministri britanik Keir Starmer gjithashtu deklaroi pas përfundimit të samitit se tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Rusisë.

“Është absolutisht e qartë se Rusia po përpiqet të vonojë, po luan lojëra dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë”, tha kryeministri britanik së bashku me Volodymyr Zelenskyyn./ZËRI

Poll

MOS HUMB