Bota

Lavrov 'sulmon' Kievin dhe Uashingtonin në OKB

Gjatë fjalës së tij Lavrov tha se SHBA po përdor Kombet e Bashkuara për të ngritur akuza ndaj vendeve "të cilat për një arsye ose një tjetër janë të papërshtatshme për Uashingtonin". 

Zeri
Lavrov 'sulmon' Kievin dhe Uashingtonin në OKB
Sergei Lavrov

SHBA- Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ku nuk kanë munguar akuzat ndaj Perëndimit sa i përket mbështetjes së luftës në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij Lavrov tha se SHBA po përdor Kombet e Bashkuara për të ngritur akuza ndaj vendeve "të cilat për një arsye ose një tjetër janë të papërshtatshme për Uashingtonin". 

Po ashtu ai tha se se Franca dhe Gjermania neglizhuan marrëveshjet e Minskut duke synuar të sillnin paqen në Ukrainë përpara pushtimit dhe dënoi ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak, Afganistan, Libi dhe gjetkë. Sipas tij çdo qeveri anti-ruse në Kiev nuk është gjë tjetër veçse një kukull amerikane dhe me ironi sugjeroi që Shtetet e Bashkuara të "urdhërojnë" Zelenskyy-n të negociojë me Rusinë.

Ndërkohë gjatë kohës që Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbante fjalën delegacioni rus braktisi mbledhjen duke u rikthyer pak minuta pasi ai përfundoi.

Ndërsa gjatë fjalës së tij Sekretari i Shtetit Antony Blinken akuzoi Rusinë për agresionin në Ukrainë. Ai tha se çdo ditë Rusia kryen krime ndaj njerëzimit dhe se lufta duhet të marrë fund.

“Rusia kryen krime kundër njerëzimit çdo ditë në Ukrainë”, tha Blinken.

Çfarë po ndodh në OKB?

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka nisur me përpajse mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus në OKB Vasily Nebenzya. Shkak u bë dhënia e fjalës nga Rama për presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Nebenzya kërkoi nga Rama që Zelenskyy ta marrë fjalën pasi të flasin anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë. Lidhur me këtë Rama tha se në fillim Rusia duhet të ndalë agresionin në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria është rreshtuar krah Ukrainës ndërsa shtoi se përpjekjet e dështuara për të ndryshuar realitetet në Ballkanin Perëndimor nga Rusia duhet të marrin fund.

Ndërkohë që Asambleja vijon punimet Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Etrdogan po zhvillon një takim me kryeministrin grek Kyrikos Mitsotakis.

Ndërsa presidenti i Shtetev të Bashkuara të Amerikës Joe Biden po takohet me Benjamin Netanyahu.

Poll

MOS HUMB