Bota

Largimi i emigratëve nga SHBA, Presidenti kolumbian bllokon fluturimet: Mos i trajoni si kriminelë

Petro ka lënë derën e hapur për pritjen e fluturimeve të emigrantëve, por i ka bërë thirrje SHBA-ve që të përdorin avionët civilë dhe të vendosin protokolle më të mira për trajtimin e tyre ndaj emigrantëve.

F.m
Largimi i emigratëve nga SHBA, Presidenti kolumbian bllokon fluturimet: Mos
Presidenti kolumbian Gustavo Petro

KOLUMBI- Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi të dielën se po bllokon fluturimet e dëbimit të ushtrisë amerikane, ndërkohë që Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përpiqet të rrisë largimet e emigrantëve.

Dy fluturime ushtarake amerikane të destinuara për në Kolumbi gjatë natës u kthyen mbrapsht, sipas një gjurmuesi fluturimi, pasi Petro shkroi në një postim në X se po i mohonte hyrjen avionit.

Në një postim tjetër, Petro ka lënë derën e hapur për pritjen e fluturimeve të emigrantëve, por i ka bërë thirrje SHBA-ve që të përdorin avionët civilë dhe të vendosin protokolle më të mira për trajtimin e tyre ndaj emigrantëve.

Ai shtoi gjithashtu se emigrantët duhet të kthehen "me dinjitet dhe respekt për ta dhe për vendin tonë. Ne do t'i presim bashkëqytetarët tanë në avionë civilë, pa i trajtuar ata si kriminelë”, ka shkruar presidenti kolumbian.

Të enjten, SHBA ktheu emigrantët në Guatemalë përmes avionëve ushtarakë. SHBA po mbështetet gjithashtu te Meksika për të riatdhesuar shtetasit e saj.

Poll

MOS HUMB