
BRITANIA E MADHE-Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Por së fundmi mediat e huaja shkruajnë se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar me trajtimin e saj të kancerit javët e fundit dhe po ndihet shumë më mirë.
"Ka qenë sigurisht një kohë shumë e vështirë dhe shqetësuese. Të gjithë janë mbledhur rreth saj. William, prindërit, motra dhe vëllai i saj. Ajo do të kthehet në punë 100%, pa diskutim”,-thonë burimet afër saj.
Thuhet se princesha është parë me familjen e saj ditët e fundit edhe pse asnjë foto e daljes së saj nuk është shfaqur deri më tani. Kujtojmë që nëpërmjet një videoje, Middleton shpjegoi se ka kaluar dy muaj të vështirë dhe se nuk e dinte që ishte prekur nga kanceri kur iu nënshtrua operacionit në janar. Pallati mbretëror britanik nuk zbuloi më shumë detaje për llojin e kancerit, por tha se kishte besim që princesha do të shërohej plotësisht./ZËRI