Bota

Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka

Danimarka pritet të dërgojë 300 të burgosur në Kosovë.

f.t
Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka
foto ilustruese

KOSOVË-Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë të burgosurit vendas dhe për të hapur hapësirën për të burgosurit e huaj që do të transportohen me avion nga Danimarka, shkruan Reuters. Danimarka pritet të dërgojë 300 të burgosur në Kosovë, një veprim i kritikuar shumë nga ekspertët danezë të të drejtave të njeriut.

Planet janë që të burgosurit vendas do të largohen për t’u zëvendësuar me të burgosur të tjerë. Shërbimi i burgjeve të Kosovës do të rindërtojë burgun e Gjilanit gjatë dy viteve të ardhshme sipas standardeve daneze para se të pranojë të dënuarit nga vendet joanëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të deportoheshin nga Danimarka, pas dënimit.

Të dënuarit e parë pritet që të transferohet brenda 21-25 muajve pasi të fillojë renovimi i burgut, gjë që pritet brenda pak javëve. Megjithatë, një marrëveshje e tillë, po kritikohet. Burgu i ndërtuar para tetë viteve, nuk ngre shqetësime për të drejtat e njeriut, por vendimi për strehimin e të burgosurve në Kosovë.

Kosova do të përfitojë 210 milionë euro në dhjetë vitet e ardhshme. Të transferuarit, sipas ministrisë së Drejtësisë në Danimarkë dhe Ismail Dibranit, drejtorit të burgjeve të Kosovës, nuk janë të dënuar për terrorizëm dhe nuk kanë dënime të përjetshme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB