Bota

Lajçak pas takimit me Bislimin në Bruksel: Diskutimet ishin të frytshme

I dërguari i BE për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak deklaroi se diskutimet në Bruksel ishin të frytshme. Qeveria e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar qytetarët, në lidhje me atë çka është biseduar në Bruksel.

D.XH
Lajçak pas takimit me Bislimin në Bruksel: Diskutimet ishin të
Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

BRUKSEL – Këtë të enjte, 16 tetor, u mbajt në Bruksel raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar në rrjetet sociale se diskutimet me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviç ishin të frytshme. Sipas tij, është bërë përparim në disa çështje.

Sot kam pritur kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, shkruan Lajçak në platformën X.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një deklarate për mediat, ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka pasur takim trilateral me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petrkoviç. Njoftimi thotë se në takim u trajtuan tema të cilat lidhen me zbatimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara të 21 tetorit.

“Ky ishte takimi vijues i procesit pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj si dhe gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës tha se vazhdon të mbetet e përkushtuar dhe palë konstruktive në proces, e angazhuar maksimalisht për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke. Ndërkaq, KE e ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatime të marrëveshjeve, që vetë i kanë nënshkruar.

Në takimet e fundit që kanë pasur liderët e Kosovës dhe Serbisë, me liderët e BE-së, Francës, Gjermanisë e Italisë në Bruksel, me 26 tetor, kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar propozimet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë të ecë përpara me këtë propozim, si dhe me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim.

Mirëpo, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të nënshkruajë. BE beson se takimet e sotme do të hapin rrugën për një dinamikë të re në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Marrëveshja për normalizim, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit nga ana e komunitetit serb në Kosovë, njohje të ndërsjelltë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkohet nga Kosova dhe Serbia që të zbtojnë marrëveshjet e mëparshme të dialogut./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB