Bota

Kush kishte kancer Kate apo William? FOTOT shqetësuese të Princit 'ndezin' një teori të re në rrjet

Fotoja e dështuar me fotoshop nga familja mbretërore dhe lajmet që shpërndanin zëdhënësit e tyre vetëm sa i përkeqësuan gjërat për 'fanatikët' e monarkisë që për një periudhë kohore ishin të bindur se Kate kishte ndërruar jetë.

k.m.
Kush kishte kancer Kate apo William? FOTOT shqetësuese të Princit
Kate Middleton dhe Princi William

BRITANI E MADHE- Në mes të janarit, Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni në bark dhe përfaqësuesit për mediat të Pallatit Kensington njoftuan se ndërhyrja shkoi mirë dhe se princesha po rikuperohej me sukses. Fotoja e dështuar me fotoshop nga familja mbretërore dhe lajmet që shpërndanin zëdhënësit e tyre vetëm sa i përkeqësuan gjërat për 'fanatikët' e monarkisë që për një periudhë kohore ishin të bindur se Kate kishte ndërruar jetë. Më pas, erdhi 22 marsi dhe Kate doli me video për të dhënë lajmin se ishte me kancer dhe kishte nisur kimioterapinë.

Dhe që atëherë nuk u përmend asgjë tjetër. Dalja e saj publike në një ndeshje tenisi shoi dyshimet për gjendjen e saj, por pikëpyetjet nuk u ndalën me kaq. Mediat botërore dhe përdoruesit e rrjetit kanë nisur që të dyshojnë se Kate nuk ka vuajtur kurrë nga kanceri, madje i janë "futur" edhe fotove për t'i krahasuar.

Kush kishte kancer Kate apo William? FOTOT shqetësuese të Princit
Kate Middleton

"Në cilin spital u trajtua dhe si quhen mjekët që e trajtuan? Njerëzit që kanë pasur kancer dhe kanë kaluar nëpër kimioterapi nuk do të postonin kurrë një video si kjo. Për më tepër, unë kurrë nuk kam parë ndonjë provë,”- këto fjalë shkruhen në një profil në "X" duke iu referuar traditës që të gjithë pacientët me kancer falenderojnë gjithmonë mjekët dhe ekipin që trajton rastin e tyre. 

Kush kishte kancer Kate apo William? FOTOT shqetësuese të Princit
Kate Middleton dhe Princi William

Në komente, u shfaqën një numër njerëzish që janë përballur me këtë sëmundje të egër, të cilët mbështetën postimin dhe teorinë e konspiracionit që po qarkullon tashmë për Kate.

Kush kishte kancer Kate apo William? FOTOT shqetësuese të Princit
Princi William
Kush kishte kancer Kate apo William? FOTOT shqetësuese të Princit
Princi William

Ndërkohë në publik u shfaqën foto të reja të Princit William, i cili është dobësuar dukshëm dhe duket shumë i rraskapitur dhe i lodhur, ndaj mediat dhe përdoruesit e rrjetit 'X' kanë nisur të dyshojnë se në fakt mund të jetë trashgimtari i kurorës ai që është përballur me këtë sëmundje. Nëse këto janë vetëm spekulime të reja pa asnjë bazë, apo ka edhe diçka të vërtetë, koha do ta tregojë. Për momentin, mbeten vetëm supozime dhe analiza të bazuara në gjithë informacionin që është vënë në dispozicion nga pallati mbretëror./ZËRI

Poll

MOS HUMB