Bota

BBC: Kush i paguan veshjet e liderëve botërorë dhe bashkëshorteve të tyre?

Në disa vende, taksapaguesit kontribuojnë në shpenzimet e jetesës për drejtuesit e tyre - dhe kjo mund të përfshijë veshjen.

k.m.
BBC: Kush i paguan veshjet e liderëve botërorë dhe
Michelle dhe Barack Obama

SHBA- Sir Keir Starmer dhe gruaja e tij Lady Victoria pranuan donacione veshjesh në mënyrë që të mund të "dukeshin në më të mirën e tyre" për të përfaqësuar Britaninë e Madhe. Kështu tha David Lammy, i pyetur nga BBC për donacionet, sekretari i jashtëm sugjeroi se vendet e tjera kishin buxhete bujare nga taksapaguesit për veshjet e personave që drejtojnë shtetin.

BBC: Kush i paguan veshjet e liderëve botërorë dhe
Victoria dhe Keir Starmer

"Presidentët dhe zonjat e para të SHBA-së kanë një buxhet të madh, të paguar nga taksapaguesit, në mënyrë që të duken më të mirën e tyre në emër të popullit amerikan."

Por në fakt, zonja e parë e SHBA-së nuk ka akses në një buxhet specifik të veshjeve - dhe shumë prej tyre kanë ndarë zhgënjimin me koston e qëndrimit në modë në Shtëpinë e Bardhë.

Pra, cilat janë rregullat rreth veshjeve për skenën botërore?

Në disa vende, taksapaguesit kontribuojnë në shpenzimet e jetesës për drejtuesit e tyre - dhe kjo mund të përfshijë veshjen. Presidentët amerikanë kanë një buxhet shpenzimesh prej rreth 50,000 dollarë (38,000 £), i cili mund të përdoret për të blerë veshje dhe sende të tjera, përveç një page vjetore prej 400,000 dollarësh.  Por bashkëshortja e presidentit amerikan - historikisht nuk merr rrogë vjetore apo buxhet për shpenzime fikse, por ka të paguar një staf që e ndihmon për daljet publike. 

Disa zonja të para kanë thënë se, në përgjithësi, ato i paguanin vetë rrobat e tyre. Zonja Bush, gruaja e George W Bush, shkroi në kujtimet e saj të vitit 2010 se ishte “e mahnitur nga numri i madh i rrobave të stilistëve që pritej të blija… për të përmbushur pritshmëritë e modës për një zonjë të parë”.

“Pas vitit tonë të parë në Shtëpinë e Bardhë, kontabilisti ynë i tha Xhorxhit: ‘Kushton shumë të jesh president’ dhe ai i referohej kryesisht rrobave të mia,”- shkroi zonja Bush.

BBC: Kush i paguan veshjet e liderëve botërorë dhe
George W Bush

Sekretarja e shtypit e Michelle Obama, Joanna Rosholm, i tha CNBC në 2014: Zonja Obama paguan vetë për veshjet e saj.

Por po ashtu, zonjat e para të SHBA-së gjithashtu mund të pranojnë rroba si dhurata, shpesh në emër të qeverisë. Disa stilistë duan publicitetin që marrin kur shohin veshjet e tyre të veshura nga zonja e parë. 

"Për ngjarje zyrtare me rëndësi publike ose historike, si për shembull një vizitë shtetërore, rrobat e zonjës së parë mund të jepen si dhuratë nga një stilist dhe/ose të pranohen në emër të qeverisë amerikane.

Muzeu Smithsonian liston fustanin që zonja e parë e tanishme Jill Biden veshi në marrjen e detyrës nga bashkëshorti i saj në vitin 2021. Fustani ishte një donacion i stilistes Alexandria O'Neil "për nder të zonjës së parë Jill Biden". Ndryshe nga Biden, paraardhësja e saj Melania Trump e kishte blerë vetë fustanin nga "Hervé Pierre".

Në Mbretërinë e Bashkuar, Sarah Brown, gruaja e ish-kryeministrit Gordon Brown, ka folur për vështirësitë rreth pranimit të dhuratave - përfshirë veshjet - gjatë qëndrimit në Downing Street.

"Nuk mungojnë dizajnerët dhe shitësit që do t'ju ofrojnë rroba falas. Megjithatë, ka shumë rregulla, për të mos përmendur aspektin moral pasi shihet sikur po shfrytëzoni pozicionin tuaj për të marrë rroga pa pagesë. Kështu gjetëm një mënyrë që funksionon për të gjithë. Çdo veshje që dua të mbaj, e blej. Çdo veshje ose bizhuteri që më ofrohet, e marr me qira për rreth 10 për qind të vlerës dhe më pas e kthej."

Po vendet e tjera?

Bashkëshortët e liderëve botërorë në përgjithësi duket se mbështeten po ashtu tek donacionet. Brigitte Macron e Francës nuk ka një buxhet të financuar nga shteti për veshjet dhe besohet se ato që ka në daljet publike i huazohen nga 'Louis Vuitton". Sipas librit të vitit 2019, Madame La Présidente, zyra e saj mban një regjistër se cilat rroba i janë dhuruar dhe cilat janë të sajat. Por bashkëshorti i saj, presidenti Emmanuel Macron, është kritikuar për shpenzimet e tij. Këtë vit, u zbulua se zyra e tij rezervoi një biletë "biznes class" në një fluturim nga Parisi në Brazil vetëm për të transportuar dy nga kostumet e tij, me një kosto prej afro 4,000 euro (3,380 £).

Në Gjermani, ministrat u kritikuan për shpenzimin e 450,000 eurove për parukierë, grimierë dhe fotografë në gjashtë muajt e parë të 2023, megjithëse nuk duket se ka një fond specifik për veshjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB