Bota

Kurti për Bloomberg: Nuk e anulojmë vendimin për dinarin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se serbëve lokalë do u jepet kohë, që të mësohen me realitetin e ri.

D.XH
Kurti për Bloomberg: Nuk e anulojmë vendimin për dinarin
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar në një intervistë për Bloomberg se vendimi për heqjen e dinarit si monedhë shkëmbimi në Kosovë, do të qëndrojë në fuqi.

Kurti i qëndroi idesë për dinarin, edhe pse ka pasur kritika të ashpra në drejtim të tij, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe BE. SHBA dhe Bashkimi Europian kanë thënë se e shohin vendimin e qeverisë së Prishtinës, si ndërprerje për ndihmat që marrin serbët lokalë në veriun e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimet e Bankës Qendrore në zbatimin e rregullores, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt. Kreu i qeverisë në Prishtinë deklaroi se serbëve lokalë do u jepet kohë, që të përshtaten.

“Ne nuk mund ta kthejmë këtë vendim”, tha Kurti të hënën. "Ne nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese - ne nuk duam të ndëshkojmë askënd", tha ai.

Serbia ndan miliona euro për serbët lokalë në Kosovë, duke ua paguar atyre, përmes një sistemi paralel, rrogat, pensionet dhe ndihmat sociale. Faktori ndërkombëtar ka kritikuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, duke thënë se gjithçka është ndërmarrë, pa një konsultë paraprake./Bloomberg - ZËRI/

Poll

MOS HUMB